Paketa ekonomike/Drejtoresha e Tatimeve: Ja sa të punësuar do të përfitojnë
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj për ”Report Tv”, u shpreh se deri tani kanë aplikuar 3300 biznese për të përfituar nga paketa ekonomike që ka hyrë sot në fuqi. Nga ana tjetër, ajo tha se qeveria nuk ka bërë ndarje mes biznesit të madh dhe të vogël për shlyerjen e pagave të punonjësve të mbetur të papunë, pasi është vendosur të mbështeten të gjitha ato biznese nga 0 deri në 14 milionë lekë. ”Nuk ka kategorizim të biznesit të madh, të vogël, për çështje tatimore i konsiderojmë të ndryshme në bazë të tatimeve, nuk kemi ndarje të biznesin e madh e të vogël. Janë ata që vlerësuar që nuk kanë kapacitetet dhe nuk kanë të ardhura për të përballuar një mungesë aktiviteti për një muaj apo 2 muaj”.