Paketa fiskale 2019 – Zëvendësministri i Ekonomisë: Ja sektorët që do u ulet tatimi në 5%

Paketa fiskale 2019 do të parashikojë ulje të tatim-fitimit në masën 5% për 3 kategori biznesesh, duke synuar përmirësimin e klimës së të bërit biznes. Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Financave, Elton Haxhi në këto kategori përfshihet biznesi me xhiro 8-14 mln lekë xhiro vjetore, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe bizneset e kategorizuar si ‘agroturizëm’. Deklaratat e Haxhit u bënë gjatë Konferencës Vjetore të Forumit Kombëtar të Biznesit.

Gjatë punimeve të forumit u prezantua edhe raporti i monitorimit mbi implementimin e axhendës kombëtare të biznesit mbi informa litetin, kontrollin tatimor, sektorializimin e TVSH-së dhe dialogun publik-privat. Sipas gjetjeve rezulton se rreth 2/3 e rekomandimeve të biznesit janë marrë parasysh nga qeveria. Ndërkohë që, problem mbetet informaliteti, pasi qeveria shqiptare nuk ka shifra mbi këtë fenomen.

E pranishme në takim ishte dhe ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato e cila kërkoi rritje të dialogut mes shoqatave të sipërmarrjes dhe zyrës  që ajo drejton.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?