Paketa kundër ngacmimit seksual, Xhaçka: Fenomen që godet FA edhe më moderne se ato shqiptare

Prezantohet paketa kundër ngacmimit seksual në Forcat e Armatosura. Gjatë fjalës së saj, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se kjo paketë do të jetë një nga gurët e themelit për transformimin dhe emancipimin e Forcave të Armatosura.

Sipas Xhaçkës, ngacmimet seksuale janë një fenomen që godet FA edhe më moderne se ato shqiptare. Mes të tjerash, Xhaçka, duke iu referuar të dhënave të NATO-s, deri në 2018, 38-40% e vajzave dhe grave në ushtrinë më të mëdha e moderne, kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale.

“Kjo paketë është një nga gurët e themelit të transformimit dhe emancipimit të FA. Ngacmimet seksuale janë një fenomen që godet FA edhe më moderne se ato shqiptare. FA shqiptare dhe PNUD kanë hartuar një politikë kundër ngacmimit. Ministria e Mbrojtjes është institucioni i dytë publik me një politikë kundër ngacmimit seksual. Forcat e Armatosura sot është një organizatë që ndryshon si nata me ditën nga ato vite. Kemi një forcë moderne, që po evoluon e profesionalizohet nga dita në ditë. Krenare që trendi i viteve të fundit i përfshirjes së grave dhe vajzave është në kahun e duhur. Sot 18.2% e personelit civil dhe ushtarak në Forcën e Armatosur janë gra e vajza. Kjo paketë është pjesë e përpjekjes sonë për të krijuar një forcë ku gratë e vajzat të ndihen realisht mirë. Në FA vetëm për vitin 2019–2020, 35.4% e oficerëve të rinj të graduar janë gra e vajza. Dokumenti që lancojmë sot synon të parandalojë dhe reduktojë të gjitha format e dhunës. Çdo grua dhe vajzë që dëshiron të kontribuojë për vendin duke u angazhuar në FA, ka sot një garanci më tepër. Personalisht do vijoj angazhimin në mbrojtje të autoritetit të vajzave dhe grave, si motori energjik i FA”, pohoi Xhaçka.

SHKARKO APP