Paketë ndihme për fermerët, Kryemadhi: Do t’iu rikthejmë jetën qyteteve me potencial bujqësor
Rikthimi i jetës në qytete që kanë potencial për zhvillimin e bujqësisë dhe që janë lënë në harresë është një ndër prioritetet e Lëvizjes Socialiste per Integrim. Gjatë një takimi në qytetin e Belshit ku prezantoi kandidatin e LSI-së, Kryemadhi u fokusua pikërisht tek fermerët, duke parashtruar dhe programin për këtë kategori.
”Ajo që mendojmë ne është stimulimi në bujqësi ku 52% e shqiptarëve jetojnë me bujqësi për ta stimuluar dhe për ta ndihmuar jo vetëm në shitjen e prodhimit por edhe me subvencione. Krijimi i Kartës së Fermerit do jetë një nga objektivat e LSI në qeverisjen e ardhshme”, u shpreh Kryemadhi.
Karta e fermerit nënkupton subvjencionin, heqjen e tvsh dhe garantimin e shitjes së prodhimeve. Një tjetër premtim ishte edhe ulja e çmimit të naftës për fermerët, per të ndihmuar në zhvillimin e bujqësisë.