Pakistanezët në Krujë për t’u kujdesur për lopët, fermeri: Punojnë më shumë se shqiptarët

Shqiptarët ikin me gomone për një jetë më të mirë në Angli, por në vend po vijnë shtetas nga Pakistani për të punuar në bujqësi. Fermeri Muharrem Hoçja nga Gramza e Krujës, thotë se prej dy muaj në këtë fermë punojnë tre shtetas pakistanezë. Një punon në bujqësi dhe të tjerët kujdesen për lopët. Flasin pak e punojnë shumë.

“Trajtohemi mirë këtu, ushqimi është i mirë dhe dhoma e ku jetojmë ka kushte të mira. Kam pak javë që kam ardhur këtu. Do punoj një vit”.

Punëdhënësi i tyre tha se ka plotësuar të gjitha dokumentet dhe 3 punëtorët kanë marrë leje punësimi. Ai thotë se të huajt janë më punëtorë se vendasit dhe i ka përzgjedhur bazuar në nevojat që ka.

”Po bëj një stallë bashkëkohore kam pasur punëtorë vendas, ju punonte mendja vetëm jashtë shtetit. Të gjithë që vijnë nga Pakistani janë më viza dhe me kontrata pune. I kërkova në bazë të specialiteteve që kanë. Për mjelje, për pastrim, për ti shërbyer lopës”,-tha ai për ”Abc News”.

SHKARKO APP