Pakoja e madhe me 8 miliardë lekë për 1 milion njerëz, hapet këtë javë

Pakoja e madhe e qeverisë për të mbështetur financiarisht rreth 1 milion persona, do hapet brenda kësaj jave. Disa prej kategorive përfituese do të mund ta marrin shpërblimin e tyre duke nisur nga data 5 janar ndërsa e gjitha paketa anti-inflacion do të dorëzohet javën e ardhshme.

Për pensionistët, nënat, kryefamiljare, punonjësit me uniformë, bluzat e bardha, administratën, qeveria e ka cilësuar si një ndihmë për të nxjerrë familjet shqiptare nga kriza e rritjes së çmimeve për produktet bazë.

Nga pakoja prej 8 miliardë lekë, pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar do të përfitojnë nga 8000 mijë lekë.

Për punonjësit e administratës me pagë bruto mbi 60 mijë lekë, ushtarakët, punonjësit e policisë, dhe një kategori e përcaktuar e infermierëve qeveria ka menduar një shpërblim prej 10 mijë lekësh.

20 mijë lekë do t’u jepen nënave kryefamiljare, ushtarakëve të këmbësorisë, Forcave Renea, Forcave Delta, FNSH, njësia operacionale, zjarrfikësve, një kategori e caktuar e infermierëve dhe punonjësve të administratës me pagë bruto nën 60 mijë lekë.

SHKARKO APP