“Pakoja me eksploziv” në Vlorë, policia sekuestron pamjet e kamerave për të gjetur autorin

Policia vazhdon të mbajë të rrethuar zonën pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë, ku gjatë mbrëmjes është konstatuar një pako e dyshimtë pranë një makine e lidhur me një celular që dyshohet për eksploziv.

Policia do të mbajë të rrethuar zonën duke bllokuar edhe qarkullimin deri në momentin që të vijnë ekspertët e xhenios në mënyrë që të kryejnë shpërthimin e kontrolluar për të mësuar se çfarë ka brenda pakos.

Mëson po kështu se policia ka marrë disa pamje nga disa kamera sigurie të bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të parë nëse arrijnë të identifikojnë personin që ka lënë pakon.

/ SYRI.net

SHKARKO APP