Pakt me një “non-grata” si Berisha? Reagon Gazment Bardhi: Unë s’mohoj…

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi i cili thotë se ai është kreu i grupit parlamentar të PD-së, ka folur në lidhje për uljen në tavolinë me Sali Berishën ditën e djeshme.

I pyetur sesi do t’iu përgjigjet ndërkombëtarëve për bashkëpunimin me një të shpallur non-grata, Bardhi u shpreh se ai vazhdon të ketë çështje që i gjykon ndryshe nga Berisha. Ai tha se nuk mund ta mohojë se Berisha është një faktor i rëndësishëm në opozitë.

“Unë bashkëpunoj me këdo që është në politikë, në kahun e opozitës. Ndajmë qëndrime të ndryshme për çështje të ndryshme. Qëndrimet e mia për të vazhdojnë të jenë aty. Por për çështje që jemi bashkë, nuk ka asgjë të keqe. Nuk jemi në politikë për interesa politikë, por për njerëzit. Unë nuk mund ta mohoj që Berisha në opozitë është një faktor”, tha Bardhi ndërsa ishte i ftuar në Breaking.

SHKARKO APP