Pakti i detit me Greqinë, përse u pezullua marrëveshja e dytë e socialistëve?

Gazetari i ABC News Ferdinand Dervishi ishte i ftuar, ditën e sotme, në studio me gazetarin Endri Xhafo.

Dervishi dha disa informacione në lidhje me përmbajtjen e dokumentarit më të fundit të ABC Story, që do të jepet premierë sonte.

Në material për herë të parë sqarohen të thjeshtësuara se cilat ishin vijat e kuqe, të Gjykates Kushtetuese, që rrëzuan marrëveshjen e parë me qeverinë greke, për delimitimin e zonës detare, dhe që tashmë duhet të respektohen në një marrëveshje të dytë.

Po kështu, për herë të parë, sillet një studim i panjohur i shkencëtarëve greke i vitit 2003, që del në konkluzionin e sasive të mëdha eventuale nafte, apo gazi, pikërisht në nën detin Jon, aty ky ata këmbëngulin të përcaktojnë kufijtë detarë.

Në material i kushtohet vëmendje edhe pjesës politike të çështjes, përse grekët nxitojnë të nënshkruajnë një marrëveshje me shqiptarët, cila është strategjia e tyre, dhe roli i Turqisë në pezullimin e këtij pakti detar, mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Dokumentari përqendrohet në 3 çështje. Gjeta krejt rastësisht një material të 2003, i futur në një revistë shkencore gjeologjike greke me tiutull: Fushat e naftës dhe gazit në Shqipëri, a ekzistojnë fusha ekuivalente në Greqi? Pra shkencëtarët grekë kanë bërë një studim të tillë. Grekët nuk kanë naftë dhe gaz, ne kemi.

Materiali shkencor ishte shoqëruar me harta shumë interesante. Në kapitullin e konkluzioneve thuhet: Greqia perëndimore dhe Shqipëria kanë kaluar nëpër histori të ngjashme gjeologjike, dhe për këtë arsye mund të kenë rezerva të krahasueshme në hidrokarbure.

Që do të thotë se, sa ka Shqipëria pasuri në hidrokarbure, duhet ti ketë edhe Greqia, sepse sipas tyre është e njëjta zonë gjeologjike. Ata thonë se “Antiklinet”, që janë formacione të favorshme për zbulimin e naftës dhe gazit, gjenden përgjatë linjës Vlorë-Elbasan. Ata kanë parë se, 8 nga 10 fushat naftëmbajtëse në Shqipëri shtrihen në një linjë të stërgjatur, që përshkon nëndetin Jon, dhe shkon deri në Italinë jugore.

Më tej thonë se, 3 fusha me hidrokarbure, eventualisht identifikohen në Greqinë perëndimore. Më tej theksojnë se ndoshta pika më e fortë për të gjetur naftë, është zona në det të hapur, në drejtim të zonës preapuljane. Ky ishte fakti që më shtyu të kërkoja më shumë dhe të bëja këtë dokumentar.

Duket grekët me këtë studim, duan të kenë naftën e tyre. Dua t’ju them se në vitin 2007, qeveria greke bën një marrëveshje me qeverinë shqiptare, të asaj kohe, për delimitimin e detit, ndërkohë që Shqipëria kishte kërkuar delimitimin me Greqinë që në vitin 1991 kur përcaktoi kufirin detar me Italinë, por për arsye të ndryshme Greqia nuk ishte e interesuar. Krejt rastësisht shteti grek u shfaq i interesuar për këtë në vitin 2007 .

Në dokumentar e kemi trajtuar këtë çështje edhe nga ana politike”, tha Dervishi.

SHKARKO APP