Pakti i detit, nëna çame mesazh Ramës: O ”mbret” ik, ose…(VIDEO)

Një protestë e organizuar nga shoqëria civile është zhvilluar ditën e sotme përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar, atë që ata e quajnë si dhurimin me 12 milje të detit të Shqipërisë në favor të Greqisë.

Një nënë çame 80-vjeçe, udhëtoi nga Vlora dhe ju bashkua zërin të qytetarëve përpara kryeministrisë, që kërkonin nga qeveria shqiptare sqarime, ndërsa kërkuan nga profesionistët që të japin një zgjidhje ligjore për këtë çështje.

Nëna Hysnia ka paralajmëruar kryeministrin Rama që të tregohet i kujdesshëm me marrëveshjet që bën. ”Jam çame nga Çamëria. Kam ardhur që 6 vjeçe, tokat i kam të gjitha atje. Çamërinë nuk e lëmë ta marrim. Por ky mbreti që kemi, të ulet pak, si vlonjat. Të ulet se është shumë i lartë, se mu këtu do e marri. Ai të ulet, se është vlonjat”, deklaroi nënë Hysnia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo thotë se çamët janë endur rrugëve, dhe se ajo nuk do të largohet nga kjo botë, pa u zgjidhur çështja çame. ”Nuk vdes rehat, sepse atje kam lindur. Jemi rritur rrugëve pa bukë. Jo vetëm ne, por të gjithë çamët janë endur rrugëve të bukë”,-është mesazhi i 80-vjeçares.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paktin me Greqinë, që prek 12 milje të pjesës shqiptare, nëna nga çamëria, shprehet se po bëhet masakër. ”Masakër, e ka shitur. Deti është i gjithë Shqipërisë”. Në fund nuk ka nguruar që të shpreh vijmësinë e protestës, që e rradhës do të mbahet të shtunën e ardhshme, sërisht përballë kryeministrisë në orën 11:00. Protesta u mbyll qetësisht pas asnjë incident.

R.Shtylla

https://www.facebook.com/kohajone/videos/775868015936071/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?