Pakti me Greqinë, shoqëria civile kërkon transparencë: Në BE jo duke dhënë detin
Sakaq, u bë me dije se Kryeministrit Edi Rama do t’i dorëzohet ditën e hënë, kërkesa për të publikuar procesverbalet e bisedimeve Kotzias-Bushati brenda 5 ditëve
Redjon Shtylla
Një protestë e organizuar nga shoqëria civile përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar, atë që ata e quajnë si dhurimin me 12 milje të detit të Shqipërisë në favor të Greqisë, u mbyll me thirrjen për transparencë dhe publikim të procesverbaleve. Ndonëse të pakët në numër, mesazhet e tyre ishin të forta. Shoqëria civile bëri bashkë shqiptarë nga të katër anët e vendit, ku me pankarta dhe me mesazhe, bënë të qartë se nuk tërhiqen derisa të ketë transparence të plotë mbi këtë marrëveshje mes Tiranës zyrtare dhe Greqisë. Në duar mbanin flamujt kuq e zi, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Europian, por edhe të shteteve të tjera të europës.
Simboli kryesor duket kartoni i kuq për t’i thënë jo çdo marrëveshje që rrezikon t’i marrë sipërfaqe Shqipërisë. Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme kanë përsëritur se nuk është arritur asnjë marrëveshje mbi kufirin detar dhe se janë ekspertët ata që do të përcaktojnë detajet. Jo vetëm kaq, por qeveria këmbëngul se firmat do të hidhen mbi një dokument që nuk do ti heqë Shqipërisë atë çka i takon.
Sakaq, u bë me dije se Kryeministrit Edi Rama do t’i dorëzohet ditën e hënë, kërkesa për të publikuar proçesverbalet e bisedimeve Kotzias-Bushati brenda 5 ditëve! ”Ato proçesverbale s’mund të bërbëjnë sekret shtetëror pasi janë bisedime për sipërfaqen territoriale detare të Republikës së Shqipërisë dhe askush s’mund të negociojë me askënd për asnjë cm2 tokë apo det”,-thuhet në deklaratën e shoqërisë civile.
Pankartat, banderolat dhe flamujt e shumë shteteve të BE-së, ishin pjesë e protestës së shoqërisë civile. Në disa prej pankartave shkruhej se:
”E mori Rama detin, i bëri zbor”
”Shitët detin dhe çamërinë”
”Je suis Avi Rustemi”
”Koha është e maskarenjëve, por deti është i shqiptarëve. Atdheu në rrezik”
Kalaja: Duam transparencë
“Këta po na marrin pronën, po na marrin shtëpinë, po falin detin, por nuk mund të na marrin dot në, pasi ne nuk do ta lejojmë. Duam transparence për këtë marrëveshje, ca është kjo? A ka negociata, a ka marrëveshje”,-tha Aulon Kalaja, një nga drejtuesit e protestës së shoqërisë civile. “Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar, dallavera me të huaj, dallevera me shqiptar”,-ishin fjalët e një tjetër protestuese.
”Do marrim armët e zgjidhim me kanun Valbonën”
Kishte edhe nga ana që nuk kursyen as kërcënimet drejt kreu të qeverisë, duke përmendur kanunin. Djali i ri kërcënoi se për një tjetër çështje, atë të Valbonës, ku po ndërtohet një hidrocentral i përfolur, do të merren armët dhe problemi do të zgjidhet me kanun. ”Përshëndetje bijët e shqipes, origjina ime është nga një familje luftëtarësh. Plaku ka qenë me UÇK-në, gjaku i plakut tim nuk ka vlejt më shumë se gjaku i gjyshit tim dhe gjaku im nuk vlen më shumë se gjaku i tyre. Ne do marirm armët. Dëgjova një zonjë që tha të lutem referendum. Të lutem t’i po deshe referendum, se ne e zgjidhim me kanun. Armët i kemi, ne nuk vrasim vetëm se na kanë gërvishtur makinën, por ne vreasim për Valbonën. Detin ta harrosh, por mos harro Valbonën, mos harro se shqiptarët janë pa bukë”,-tha ai përpara kamerave.
”Në BE, jo duke dhënë detin”
E një tjetër foli për paktin që mund të bëhet me Greqinë, që vota e saj të jetë po integrimit tonë në bllokun e BE-së. “Duke menduar që duke pasur votën e grekëve për të hyrë në BE, do të kemi mundësi të jemi pjesë e BE-së, duke ndarë tokat tona. Ju lutem shumë, nuk është e drejta juaj të vendosni, por ne që jemi e ardhmja e këtij vendi dhe ne duam referendum. Mos bëni kompromis, nuk duam fare të hyjmë në BE, vetëm duam territoret tona, duam vendin tonë. Nuk duam të jemi pjesë e tregtisë, e interesave tuaja, të fshehta politike”,-nënvizoi një tjetër protestuese.
Studentja: Na kanë marrë heronjtë
Një vajzë e re, nga Shënvasili i Sarandës, tregoi historinë se sin ë shkollë, në lëndën e historisë, ju mësonin se heronjtë kombëtarë të shqipërisë, janë me origjinë greke. “Jam lindur dhe rritur në Athinë. Mua më kanë mësuar në historinë e shkollës time, që heronjtë tanë kombëtarë, janë me origjinë greke. Unë kam lënë prindërit e mij larg në emigrim, dhe u ktheva para një viti të studioja dhe të mësoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, që heronjtë tanë janë vetëm tanët. Unë jam me origjinë nga Shënvasili i Sarandës, dhe para disa vitesh në gjirin e Kakomesë, që na i morën në mënyrë të paligjshme tokat e fshatit tim. Nuk është hera e parë që këta pushtetetarë, po na marrin tokat tona”,-u shpreh Bergulla.
Nëna çame mesazh Ramës: O ”mbret” ik
Një nënë çame 80-vjeçe, udhëtoi nga Vlora dhe ju bashkua zërin të qytetarëve përpara kryeministrisë, që kërkonin nga qeveria shqiptare sqarime, ndërsa kërkuan nga profesionistët që të japin një zgjidhje ligjore për këtë çështje. Nëna Hysnia ka paralajmëruar kryeministrin Rama që të tregohet i kujdesshëm me marrëveshjet që bën. ”Jam çame nga Çamëria. Kam ardhur që 6 vjeçe, tokat i kam të gjitha atje. Çamërinë nuk e lëmë ta marrim. Por ky mbreti që kemi, të ulet pak, si vlonjat. Të ulet se është shumë i lartë, se mu këtu do e marri. Ai të ulet, se është vlonjat”, deklaroi nënë Hysnia. Ajo thotë se çamët janë endur rrugëve, dhe se ajo nuk do të largohet nga kjo botë, pa u zgjidhur çështja çame. ”Nuk vdes rehat, sepse atje kam lindur. Jemi rritur rrugëve pa bukë. Jo vetëm ne, por të gjithë çamët janë endur rrugëve të bukë”,-është mesazhi i 80-vjeçares.


KOHA JONË SONDAZH

