“Pakti pa publicitet” me Conte-n/ Transferimi i të burgosurve shqiptarë nga Italia, kosto të rënda për taksapaguesit

Shqipëria tashmë ka një marrëveshje me shtetin Italian për transferimin e të burgosurve shqiptarë në burgjet tona. Marrëveshja u përmend shkarazi nga Kryeministri italian Giuseppe Conte pas takimit me kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit pak ditë më parë në vendin fqinj. Konte u shpreh i kënaqur për arritjen e një marrëveshje për transferimin në atdhe të të burogosurve shqiptarë që vuajnë dënimin në Itali, madje tha se transferimi i parë është në nisje e sipër.

Kemi bërë gjithashtu një analizë të bashkëpunimit tashmë të ngjeshur në fushën gjyqësore dhe të policisë, duke ripohuar edhe këtu, angazhimin për të fuqizuar edhe më tej, me vëmendje të veçantë për krimin, për luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Jam i kënaqur të mund të them këtu se kemi arritur edhe një marrëveshje në sektorin e rëndësishëm të transferimit të të burgosurve shqiptarë. Një transferim i parë është në nisje e sipër dhe do të plotësohet brenda pak kohe” tha kryeministri italian.

Në shikim të parë është një prej marrëveshjeve që burojnë nga një bashkëpunim i vazhdueshëm pozitiv mes dy vendeve tona, dhe nuk u trajtua aspak nëpër media.

Por me një analizë sipërfaqësore rezulton se është një marrëveshje me kosto shumë të rënda për ‘xhepat e shpuara’ të shtetit shqiptar. Kjo pasi në Itali vuajnë dënimet me burg rreth 2,500 shqiptarë.

Një i burgosur shqiptar i kushton shtetit italian 130 euro në ditë, që do të thotë se në 1 vit, shteti italian paguan afërisht 118 milionë euro në total për 2,500 të burgosurit tanë.

Nga ana tjetër, kostot e një të burgosuri në Shqipëri arrijnë në mesatarisht 25 euro në ditë. Nëse burgjeve shqiptare do t’i shtohen 2,500 të burgosur të rinj, taksapaguesit shqiptarë do të duhej të mbulonin një kosto totale prej rreth 22 milionë eurosh në vit.

/SCAN

SHKARKO APP