”Pakti për universitetin”, 8.3% mendojnë se cilësia është rritur
Një muaj nga fillimi i vitit akademik dhe 1 vit pas protestës, studentët nuk gjejnë të plotësuara kushtet e kërkuara, të paktën ky ishte rezultati i sondazhit të kryer mes të rinjve.
Ata kanë pakënaqësi nga pakti me qeverinë, veçanërisht për tarifën e masterit dhe kartën e studentit. Migen Qiraxhi i Qëndresës Qytetare, tha në ”Dita jone”, se institucioni i protestës funksionoi, por jo, zbatimi i paktit, kur ra presioni.
”Ka një diferencë mes asaj që është reale dhe perceptimit të studentëve, pavarësisht se studentët e perceptojnë situatën jo në favor të tyre, sipas monitorimit tonë, ke gjetur që mesatarisht çdo 6 ditë qeveria ka qenë me një aktivitet për arsimin. Si të thuash, e ka bombarduar me 2 mijë minuta transmetim live sa i përket paktit për universitetin. Ne jemi munduar ta ndajmë çfarë fituan studentët në dhjetor dhe çfarë ata kanë sot. Ne jemi përpjekur për t’u thënë studentëve se protesta si mjet për të ushtruar presion funksionon. Ata arritën të fitonin për sa kohë presioni ishte i lartë. Presioni i ulur u shoqëruar edhe me neglizhim të paktit për universitetin”.