”Pakti për Universitetin”, studentja ekselente i bashkohet administratës (VIDEO)

”Pakti për Universitetin” po jep rezultatet e para në favor të studentëve. I tillë është rasti i studentes ekselente e cila pas aplikimit në platformën punëtëmbarë.al, është shpallur fituese në një vend pune i cili ishte vakant. Është vetë kryeministri Edi Rama ai që e ka bërë të ditur përmes një videoje të postuar në rrjet social, ku shfaqet Drijona teksa tregon hapat e ndërmarra për të fituar pozicionin e specialistes së Drejtorisë së Përgjithshme të financimeve dhe kontraktimeve për fondet e BE-së, Bankës Botërore dhe donatorëve të tjerë në Ministrinë e Financave.

“Unë kam përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe jam diplomuar si studente ekselente në të dyja ciklet e studimeve Bachelor dhe Master (…) Gjithashtu kam përfunduar edhe studimet Master në të Drejtë Civile, po ashtu e diplomuar me medalje të artë. Realisht, të jem e sinqertë, nuk kam aspiruar të jem pjesë e administratës publike deri në momentin kur realizova një aplikim online me qëllimin që të përfitoja një përvojë kualifikuese 1-vjecare në institucionet e administratës publike. Në përfundim të kësaj përvoje kualifikuese pata mundësi të aplikoja për pranim në shërbimin civil, pranë departamentit të administratës publike. Aplikimi nuk ishte aspak i vështirë, unë kam aplikuar vetëm në bazë të certifikatave, CV-së, diplomave dhe një letre motivimi ku shpjegoja arsyejen se përse doja të isha pjesë e administratës”, është shprehur Drijona.

SHKARKO APP