Pakti për Universitetin, vijon puna për transformimin e konvikteve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ”po vazhdon puna për transformimin e konvikteve”. Rama solli sot në vëmendje kantierin e punimeve në konviktin e vajzave në Shkodër që po realizohet në kuadër të Paktit për Universitetin. ”Besa ka inspektuar punën rindërtuese në konviktin e vajzave në Shkodër, që do të shndërrohet në një banesë komode, ku secili kat do të ketë dhomë leximi dhe kuzhinë”, tha Rama, ndërsa publikoi foto nga punimet në këtë konvikt. Izolimi i mureve, ngrohja qendrore dhe më shumë hapësirë në dhomat e studentëve, sipas tij ”janë parametra bazë në rindërtimin e çdo konvikti”.

SHKARKO APP