Pakti PS-Rithemelimi, Enkelejd Alibeaj tregon pse nuk shkoi në Komision

Pjesë e PD-së Lulzim Bashës, deputeti Enkelejd Alibeaj dhe bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, tregon pse nuk ishte i pranishëm sot në mbledhjen për Komisionet Hetimore. Ai theksoi se sot nuk u vu në diskutim reforma zgjedhore dhe sipas tij dhe Edi Rama por edhe pala e Rithemelimit kanë interesin e tyre.

“Nëse e keni vënë re, ne kemi qenë të vetmit që edhe gjatë kohës që e bëheshin online ne kemi qenë prezent. Pjesa e parlamentit që e ka dashur debatin dhe ka dashur të flasë me njerëzit nepërmjet debatit ka qenë pala jonë. Dy palët e tjera nuk e kanë dashur. E dimë se si kanë kaluar ligjet në Kuvend.

Kisha kërshëri për të parë, vutë re ndonjë diskutim lidhur me reformën zgjedhore apo çështje të tjera lidhur me interesat e publikut. PS do të bëjë sikur asgjë s’ka ndodhur. 7 miliardë të shqiptarëve nuk dimë se ku shkuan. Përkeqësuan rregulloren e Kuvendit. Çfarë ka humbur nga situata para dhe pas. Sakrifikimi i parë është komisioni për reformën zgjedhore”.

SHKARKO APP