Pakti Rithemelim-PS, Shehu del kundër sërish: Po bëhemi si “të paqenë”, çdo gjë irelevante kur kemi liderin të burgosur

Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu është shprehur sërish kundër paktit Rithemelim-PS, ku kaosi në Parlament u shua dhe janë dy Komisione Hetimore. Vetë Shehu shkruan në një postim Facebook, se asgjë tjetër nuk është e rëndësishme ndërkohë që Berisha është në ”arrest shtëpie”.

Postimi i plotë

Burgosja politike e liderit dhe nxjerrja jashtë ligjit e partisë, janë dy masat ekstreme, që regjimet mund të marrin ndaj opozitës! Sot në Shqipëri jemi ne nivelin e burgosjes politike të Liderit. Njëlloj si ndodhte në Rusi me Navalnin! Ky është elementi kryesor represiv, që duhet vendosur përballë institucioneve europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në tryezën me reporterët e Parlamentit Europian, edhe në Këshillin e Europës, kudo! Ashtu si opozita Ruse vendoste e vendos, kur kërkon të drejtat e saj! Çdo gjë tjetër është irilevante përballë nje akti të tillë anti ligjor, anti kushtetues, anti demokratik, anti europian e shumë “anti” te etjera…

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë duhet ta kuptojmë mirë e qartë, nëqoftëse pretendojmë se bëjmë “politikë”! Politike reale e funksionale, ne sherbim te rikthimit te lirive, demokracise e rruges Europiane e Perendimore te Shqiperisë! Ndryshe behemi të “pa qenë”! Reflektim duke ndjekur zhvillimet e sotme!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?