“Palinuro”, anija shkollore e Marinës Ushtarake Italiane, ndalesë treditore në Durrës

Ambasada italiane në Tiranë dhe ministri i Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja kanë shpërndarë lajmin se legjendarja, “Anija Palinuro” një anije shkollore e Marinës Ushtarake Italiane do të bëjë një ndalesë treditore në Durrës. Kjo vizituese e bregut shqiptar ofrohet si një mundësi për qytetarët të cilë do të mirëpritet edhe nga studentët nënoficerë të kategorisë së timonierëve.
Me përmbylljen e ndalesës në Lussinpiccolo në Kroaci dhe pjesëmarrjen e e studentëve të vitit të 2° të kursit për marshall në kategorinë e timonierëve të Shkollës së Nënoficerëve të Taranto-s, nga data 30 korrik deri më datë 2 gusht anija Palinuro do të kryejë një ndalesë në Portin e Durrësit. Anija do të jetë e hapur për qytetarët, duke u dhënë kështu të gjithëve mundësinë për të përjetuar një përvojë të paharrueshme në një prej perlave të marinës historike.
Orari gjatë të cilit do të jetë e hapur për publikun
– e Martë 30 korrik, prej orës 16.00 deri më 20.00
– e Mërkurë 31 korrik, prej orës 09.00 deri më 12.00 dhe prej orës 16.00 deri më 20.00
– e Enjte 1 gusht, prej orës 09.00 deri më 11.30
Anija Palinuro është një anije shkollore e Marinës Ushtarake Italiane. E ndërtuar në vitin 1934 në Francë me emrin “Commandant Louis Richard,” ajo u ble nga Marina Italiane në vitin 1951 dhe u riemërua “Palinuro,” në nder të Palinuro, një pilot legjendar i flotas së Eneut nga mitologjia romake.
Kjo anije është një bark me tre direkë dhe një velaturë të plotë, e cila përdoret kryesisht për trajnimin e kadetëve të akademisë detare italiane. Palinuro ka një gjatësi prej rreth 69 metrash dhe një gjerësi prej rreth 10 metrash, me një zhvendosje prej rreth 1,341 tonësh.
Gjatë viteve, Palinuro ka marrë pjesë në shumë ekspedita dhe aktivitete ndërkombëtare, duke përfaqësuar Italinë dhe duke promovuar marrëdhënie miqësore mes vendeve të ndryshme. Ajo është një simbol i traditës dhe profesionalizmit të Marinës Ushtarake Italiane, duke mbajtur gjallë teknikat dhe artin e lundrimit me vela.
Albert Vataj / Koha Jonë

SHKARKO APP