Pallatet e reja, 10 vite sigurim

Zbardhet vendimi i qeverisë që e bën të detyrueshëm sigurimin e banesave të reja që ndërtohen nga këtej e tutje. Sipas vendimit, në momentin e shitjes së apartamentetit ndërtuesi, zhvilluesi ose investitori i dorëzon blerësit bashkë me pronësinë e ndërtesës edhe kontratën 10 vjeccare të sigurimit, në të kundërt transaksioni nuk kryhet nga zyrat e noterëve.

Çfarë kosto do të ketë kjo masë për qytetarët? Sipas vendimit të qeverisë, tarifa vjetore e sigurimit nuk duhet të jetë më e ulët se sa 0.1 për qind e vlerës së apartementit ose ndërtesës. Kjo do të thotë se një banesë me vlerë 100 mijë euro do të ketë një kosto sigurimi 1 mijë euro për gjithë periudhën dhjetëvjecare ose 100 euro në vit. Ndërsa për një apartament me vlerë 50 mijë euro, kostoja e sigurimit do të jetë 50 euro në vit ose 500 euro për 10 vjet.

Kostoja do të bjerë mbi qytetarët që blejnë apartamente, pasi ajo do të transferohet në cmimin e blerjes. Rrjedhimit vetëm si pasojë e kësaj mase çmimi i apartamenteve pritet të rritet me 1 për qind. Vendimi i qeverisë për sigurimin e ndërtesave të reja vjen pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin një muaj më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?