Pallatet në Gjirokastër. Zamira Rami: Po monitorojmë situatën

Pas situatës problematike në lagjen “18 Shtatori”në Gjirokastër ku rrezikon shembjen një pallat 12 katësh për shkak të shembjes së tokës, ka reaguar kryetarja e bashkisë, Zamira Rami. Rami ka shpjeguar për Report Tv se situatën po e monitoron në terren dhe gjendet pranë familjeve të rrezikuara nga pallati. Ajo tregoi se ka kërkuar ekspertë nga Tirana për të analizuar shkallën e rrezikut nga shkarja e “Shtufores” tokës ku është ndërtuar pallati. “Po monitorojmë situatën, kemi kërkuar të vijnë specialistë nga Tirana për të analizuar shkallën e rrezikut që vjen nga shkarja e “Shtufores” dheut. Ne si bashki e kemi ngritur problemin dhe presim të zgjidhet sa më shpejtë pasi për ne është e rëndësishme jeta e njerëzve,” u shpreh Rami për Report Tv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?