Pallati i rrezikon jetën banorëve të Bilishtit, Bashkia: S’ka fonde, bëjeni vetë
Prej më shumë se 10 vjetësh jeta e banorëve të këtij pallati rrezikohet çdo ditë e më shumë nga rrëzimi i tullave dhe i suvasë nga gjendja e degraduar e tij.
Për të hyrë dhe për të dalë brenda pallatit, familjarët kujdesen të monitorojnë të gjithë fasadën nga frika e rënies së tullave apo suvasë.
“Po të rrezikuar, ne hyjmë me kokën lart mos na bjerë betoni. Kur dalim, sërish e zgjatim kokën shikojmë, pastaj dalim,” thotë një banor.
Objekti është ndërtuar në vitin 1980 për minatorët. Dikur model sot…
15 familjet që jetojnë aty janë dëshmitarë edhe të incidenteve, që kanë përfunduar me të lënduar.
“Para ca ditësh nga ana andej, ra suvaja sipër zotërisë,” thotë një banor tjetër.
Edhe fëmijët janë të rrezikuar kur luajnë në shesh.
“Këtu tani nuk qëndrojnë dot fëmijët, nuk luajnë dot,” shpreht banori i shqetësuar.
Ndërkohë, nga ana e Bashkisë thuhet se nuk ka fonde të mjaftueshme për rikonstruktimin e pallatit.
“Me lista me të gjitha. Jo sillini tapitë, jo kështu, jo ashtu.”
“Më tha që Bashkia s’ka fonde. Bëjeni vetë.”
“Këtij pallati t’i vihet dorë nga qeveria, të pastrohet, të rregullohet.”