Pallati i shembur në Durrës, komshinjtë: Janë të paktën dy familje të bllokuara nën rrënoja

Janë të paktën dy familje që dyshohet se kanë mbetur të bllokuara nën rrënojat e pallatit të shembur në qytetin e Durrësit, si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.4.

Janë komshinjtë e banorëve të këtij pallati që tregojnë për gazetarin e Top Channel, Andi Bora, se janë të paktën 9 banorë që dyshohet se ndodhen ende nën rrënoja dhe të cilët nuk u përgjigjen në celular familjarëve të tyre.

Qytetarë të tjerë tregojnë në raportimin “live” në Top News se personat që jetonin në atë godinë, pranë Kryqit të Kuq, nuk po u përgjigjen thirrjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet që vijnë nga Durrësi janë tronditëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për godina të shembura raportohet edhe në Kavajë dhe Thumanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?