Pallati Kulturës kthehet në magazinë
Pallati kulturës në Kuçovë, nga një objekt kulture për argëtimin e të rinjve ,tashmë është kthyer në magazinë . Pallati kulturës i vetmi për qytetin e naftëtarëve, ku kryheshin aktivitete kulturore, tashmë shërben për tregtimin e mobileve, në një kohë që të rinjtë hallakaten rrugëve dhe kur qyteti nuk ka asnjë objekt kulturor.
Pallati kulturës u ndërtua nga shoqëria italiane AIPA dhe ka shërbyer për aktivitete kulturore edhe gjatë pushtimit fashist. Kjo godinë tashmë është dhënë me qera nga drejtuesit e sindikatave, për interesat e tyre, në një kohë që në Kuçovë nuk është parë ndonjë sindikatë që të dalë e të mbroje interesat e punëtorëve.
Disa herë qytetarët e këtij qyteti, kanë kërkuar deputetëve, drejtuesit e baskisë që të ndërhyjnë pranë qeverisë për t’iu kthyer pallati kulturës duke mos ekzistuar një pallat kulture dhe aktivitetet kulturore janë drejt zhdukjes.
Dilaver Xhelili
KOHA JONË SONDAZH

