Paloka: Dashnori politik i Vuçiçit, përdori Shahnin dhe Cakajn për përçarje
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thotë se kryeministri Edi Rama ka përdorur ish-ministren e Arsimit, Besa Shahini dhe ministrin në detyrë të Ministrisë së Jashtme, Gent Cakaj për të nxitur përçarjen dhe mundësisht urrejtje midis shqiptarëve këtej dhe andej kufirit. ”Asgjë më shumë nuk bëri dashnori politik i Vuçiçit me Shahinin e Cakën. E këtu nuk kam marrë për bazë akuzat që erdhën nga Kosova për lidhjet direkte të familjes së saj me UDB, por veprimet e dy ministrave të Rames që ai kujdesej vetë të kujtonte se janë nga Kosova, sa herë ata bënin ndonjë zullum”,- shkruan më tej Paloka në facebook
Postimi i plotë
Shoh qe vazhdojne reagimet ndaj ish- ministres se arsimit qe u largua diten e fillimit te shkolles, per deklaraten e saj se qenka sulmuar nga opozita per shkak te dialektit! Lodheni kot duke dhene argumenta per te kunderten. Ajo ishte qe diten e pare ne sherbim te shefit te saj Rama, dashnorit politik te Vucicit.
Une kam bere nje status kohe me pare per te dy personazhet nga Kosova qe Rama i futi ne qeveri duke marre rolin gjoja si “luftetar i bashkimit” po ne fakt me qellim krejt te kundert. Keta dy personazhe do perdoreshin pikerisht per te nxitur percarjen dhe mundesisht urrejtje midis shqiptareve ketej dhe andej kufirit.
E perdori kete strategji UDB-ja menjehere pas daljes se Shqiperise nga izolimi duke leshuar ketej bashke me qytetaret e ndershem e patriot te Kosoves dhe agjent shqipfoles qe kishin vetem nje detyre; me aktet e tyre , te ngjallnin urrejtjen e shqiptareve te Shqiperise per ata te Kosoves.
Asgje me shume nuk beri dashnori politik i Vucicit me Shahinin e Caken. E ketu nuk kam marre per baze akuzat qe erdhen nga Kosova per lidhjet direkte te familjes se saj me UDB, por veprimet e dy ministrave te Rames qe ai kujdesej vete te kujtonte se jane nga Kosova, sa here ata benin ndonje zullum.
Edhe deklarata e fundit e Shahinit se gjoja ate e sulmonin se ishte kosovare, eshte vetem ne sherbim te ketij misioni. Sic deshtoi UDB ne ‘90, ashtu do deshtoje dhe tani me sherbetoret e fundit qe u perpoqen boll po nuk arriten te ndajne Kosoven e nuk do arrijne kurre te armiqesojne shqiptaret mes njeri tjetrit.