Paloka dhe Noka: E rëndë kur dëgjon nënkryetarët të thonë ”le të shkatërrohet partia”
Edi Paloka dhe Flamur Noka thanë pas mbledhje së Kryesisë së PD-së, se me vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor, ata u përbuzën demokratët.
Për ta është e rëndë që nënkryetarët e PD-së pranojnë shkatërrimin e partisë për të mbrojtur karrigen e tyre.
”Sot janë përbuzur demokratët e thjeshtë, delegatët vetëm për interesa, ku dy nënkryetarë sot thanë hapur që mirë se të vijë shkatërrimi i partisë nëse është e nevojshme, që të mbajnë disa karrige bosh”, tha Paloka.