Paloka ironizon takimin e Ramës në Shishtavec: Me patatet çfarë do bëjmë?!
Pas një takimi që zhvilloi kryeministri Edi Rama në Shishtavec të Kukësit, në kuadër të programit “100 fshatrat”, vjen një reagim nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka. Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Paloka ka ironizuar Ramën për projektin për turizmin në këtë zonëm, për ndërtimin e një resorti.
Sipas Palokës, resorti në fjalë do të konkurrojë Zvicrën dhe Austrinë.
“Rama sapo “ndertoi” ne Shishtavec resortin me te madh dhe me luksoz ne Evrope per ski… Nje burre qe Rama e kishte marre me vete foli ne anglisht per gati nje ore. Duke filluar nga sot, “resorti” i Shishtavecit per ski jo vetem do linte ne bisht Zvicren, Austrine e me rradhe , por dhe kampionatet me te rendesishme te skive do fillojne te zhvillohen nga sot, ne Shishtavec. Kur mbaroi prezantimi ne 3D i “resortit”, nje prej fermereve qe kishte degjuar per nje ore pa folur, e pyeti burrin qe fliste anglisht: “Po me patatet cfare do bejme…?””, u shpreh deputeti demokrat Edi Paloka.
KOHA JONË SONDAZH

