Paloka: Largimi i Edi Ramës, e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se skandalet e fundit të qeverisë në Dubai dhe përgjimet e Antimafias mund të marrin fund vetëm nëse largohet kjo qeveri.
Në një postim në Facebook, Paloka thotë se një qeveri që kapet e lidhur me mafien nuk mund të ketë drejtojë më vendin.
“Ai që bën biznes me mafian, që trefishon pasuritë e tij dhe të ministrave, që dërgon ministrat në darka luksoze në Dubai ndërsa vendi përmbytet… Është ai dhe vetëm ai që po shkatërron Shqipërinë dhe dëmton reputacionin e saj ndërkombetar, Edvin Rama! E vetmja mënyrë për ta rikthyer Shqipërinë tek suksesi dhe shpresa është të largojmë Ramën! E kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë”,- shkruan Edi Paloka në reagimin e tij.