Paloka: Më 30 dhjetor s’ka votime

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thotë se vendimi i Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale është ndërmarrë për shkak se vendi po shkonte drejt një konflikti civil. Sipas Palokës, ky vendim është në favor të Ramës. “Më 30 qershor”,-këmbëngul Paloka, “nuk do të ketë as zgjedhje as votime, duke lënë të kuptuar se shqiptarët janë gati për çdo lloj skenari nëse kryeministri përpiqet t’i mbajë zgjedhjet – siç ai shprehu vendosmëri ditën e djeshme pas vendimit të Metës.

“Vërtetë nuk kupton apo Ben sikur. Vendimi i Presidentit për ç’dekretimin e zgjedhjeve kuptohet qe është ndërmarrë kur dukej qarte se vendi po shkonte drejt nje konflikti civil te pashmangshëm. Po ai qe përfiton me shume nga ky vendim ne fakt është Edvini. Nuk e kupton apo bën sikur nuk kupton ?! Zoti ja shtoftë inatin dhe budallallikun ! Me 30 qershor nuk ka as zgjedhje e as votime ! Per çdo gjë tjetër qe do kërkoj Edvini, shqiptaret janë gati”, shkruan Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?