Paloka: Me Edi Ramën, shqiptarët në garë me sirianët kush të ikë më parë nga vendi

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, u tha banorëve të Katundit të Ri se ai do t’i prezantojë në Parlament, pavarësisht bindjeve të tyre. Qëllimi kryesor i PD është të ndalojë emigrimin, duke krijuar kushte që të rinjtë të punësohen në vend dhe të krijojnë një jetë të mirëqenë e të sigurtë.

“Pas 30-vitesh shqiptarët po ikin prapë, jemi në garë me sirianët, kush të iki më parë nga vendi i tyre. Këtë duhet t’i lëmë Ramës të përfundojë? Për këtë t’i japim mandat tjetër? Beteja është për njerëzit që luftojnë për bukën e gojës përballë një tufe që nuk di ku të çojë milionat dhe kërkon prapë në kurriz të shqiptarëve të vazhdojë të vjedhë dhe poshtërojë njerëzit.”

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, vuri në dukje se për 8 vjet Edi Rama e mori zvarrë vendin dhe e la mbrapa të gjithëve, duke stopuar integrimin nq BE. “Misioni ynë- tha Paloka,- është anëtarësimi në BE. Vetëm arritja e këtij objektovi sjell ndryshimin në vend, por kjo bëhet vetëm duke patur në krye të qeverisë një kryeministër europian si Lulzim Basha”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?