Paloka: Në këmbë kundër regjimit të padrejtë

 

Para Parlamentit ka nisur protesta e opozitës, ku janë mbledhur qindra persona. Protestës i është bashkuar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. 

I pari që mori fjalën në protestë ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili tha: “25 vite më parë, jo shumë larg nga këtu, studentët dhe qytetarët u mblodhën bashkë dhe i dolën përballë regjimit më të egër që kishte njohur ndonjëherë ky vend. Sot, 25 vite më vonë, jemi prapë në këmbë, në protestë, sepse nuk mund të pranojmë një tjetër regjim po aq i padrejtë, po aq represiv”.

Ndërkohë, deputeti Genc Pollo theksoi se “kjo qeveri duhet të iki jo për politikanët e tjerë që t’i zënë vendin, por për njerëzit që jetojnë këtu”. 

“Qeveria për dy vjet e ka bërë gjendjen e padurueshme. Qeveria Rama-Meta nuk ka bërë asgjë të mirë, vetëm të këqia. Sot, për shkak të buxhetit të Ramës dhe Metës dhe grabitjeve të tyre, popullit i ka shkuar aty ku nuk mban më. Nuk duam më qelbësira në qeveri dhe në parlament që votojnë ligjet e burgut. Po miratohet një buxhet pa rritje rrogash, pensionesh apo ndihmë sociale, por vetëm taksa”.

Mendohet se janë rreth 1000 forca policie për të ruajtur rendin gjatë protestës së dytë të opozitës brenda 10 ditësh.

Protestuesit kanë gjuajtur me vezë, domate dhe gurë.

SHKARKO APP