Paloka: Nëse Rama s’ikën, me qytetarët do e tërheqim zvarrë

Nënkryetari i PD-së në kuvend, Edi Paloka ka qenë i ftuar në “Top Talk, ka foli mbi aksionin e opozitës për rrëzimin e Edi Ramës. Paloka theksoi se PD ka nisur “udhën” drejt largimit nga kreu i qeverisë, Edi Rama, e hapi i parë për ta bërë këtë është formimi i një frontit opozitar.

I pyetur rreth paralajmërimeve të forta që vijnë nga fronti opozitar ndaj Ramës dhe qeverisë së tij, se mos ndoshta këto do të mbeten vetëm kërcënime në aspektin verbal, e për këtë arsye kryeministri Rama i ironizon herëpashere.

Paloka përgjigjet se do të ezaurojnë të gjitha mënyra institucionale, e nëse Rama do të vijojë të jetë në pushtet, atëherë opozita do i bëjë thirrje qytetarëve për revolta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ironizoi edhe kuksianët para protestës dhe e pamë si reagoi. Ne hapat që po ndjekim i kemi të deklaruara. Ato që ju i quani kërcënime thjesht verbale, janë paralajmërime. Ne jemi një parti dhe opozitë që nuk e duam ta shohim këtë vend vetëm me zjarr dhe me hekur, se duam që të vijmë ne në pushtet. Rama po, 21 Janari është prova më e mirë për këtë. Por ajo që ne kemi deklaruar është se pasi kanë mbaruar të gjitha mënyra institucionale për një kryeministër që sot nuk pyet për Kushtetutë, ka uzurpuar çdo pushtet dhe nuk pyet më. Nuk ka rrugë tjetër nesër. Të jeni të bindur se këto nuk janë kërcënime dhe pasi ne t’i kalojmë edhe këto hapa do t’i bëjmë thirrje qytetarëve që ta tërheqin zvarrë Edi Ramën”, u shpreh Paloka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?