Paloka: Personazhe si Rama është e vështirë ti konceptosh si qënie me ndërgjegje
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i është përgjigjur Ramës, duke deklaruar se personazhe si Kryeministri është vështirë ti trajtosh si qënie me ndërgjegje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka i kujton se mori në mbrojtje të inkriminuarit që më pas i plasën në dorë.
“Personazhe si Rama eshte e veshtire edhe ti konceptosh dhe ti trajtosh si qenie me ndergjegje lere pastaj te presesh dhe dinjitet njerzor prej tyre. “Sinqerisht pyes veten ne se Lulezimi dhe shqupataret e tij jane te deshperuar e te pacipe si ngahera…” ka shkruajtur. Pra ne jemi ata qe paskemi dal bllof gjate ketyre viteve “te deshperuar e te pacipe si ngahera”…
Ky eshte ai i avioneve “mushkonja”, eshte ai qe mori ne mbrojtje me rradhe gjithe te inkriminuarit “rilindas” qe pastaj i plasen ne dore me rradhe nga Roshi tek Tahiri. Me te njejtat batuta bajate dhe ngerdheshje prej palacoje te zhgjyer.
Shiheni ne nje nga zhgerdheshjet e tij.Mjafton jo vetem per te kuptuar se kush eshte i pacipi dhe i deshperuari, por edhe se si eshte fundi i atyre qe ai merr ne mbrojtje”- tha Paloka/
/
KOHA JONË SONDAZH

