Paloka: Po emri i Bushatit, doli në ndonjë përgjim?
Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit, finalizuan operacionin e koduar “Oaz” duke vënë në pranga 11 persona në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam të Holandës.
Pas deklaratës së Drejtorit të Policisë së Shetit, Ardi Veliu, ka reaguar nënkryetari i PD-së në kuvend. Edi Paloka me anë të një statusi në Facebook, thotë se nëse në përgjimet për këtë grup, ka dalë edhe emri i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
”Një pyetje kam për ata që paskan përgjuar; a ju ka dalë në ndonjë përgjim Ditmir Bushati, apo dhe atë e keni fshehur si keni bërë me përgjimet e tjera”,-shkruan Paloka.
KOHA JONË SONDAZH

