Paloka: Protesta në duart e qytetarëve, as i nxisim dhe as i ndalojmë

I ftuar në “Opinion”, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka folur për protestën e së shtunës dhe për mosdhënien e lejes për tubim nga Policia e Shtetit

“Nuk mund ti marrim leje Ramës për të hequr Ramën. Ti thërrasë mendjen ai, Lleshi dhe Leshi. Ka marrë fund politika. Sepse politika zhvillohet në një vend normal, ku funksionon drejtësia. Ditët e fundit, Zëri i Amerikës ka provuar me dosjet që ndodhen në prokurori që zgjedhjet e 2017-ës janë të blera. Kjo qeveri nuk është legjitime”, u shpreh nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Çfarë do të ndodhë në protestë?

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pse jemi në këtë protestë? Na i kanë kërkuar qytetarët. Ata kanë të drejtë të bëjnë çdo gjë. Ne nuk duam as ti nxisim, as ti ndalojmë. Kur kemi përballë një qeveri ilegjitime, parlament ilegjitim atëherë këta qytetarë që janë të dhunuar, paguajnë më shumë taksa, janë më të varfërit në Europë, kanë të drejtë të marrin fatin në dorë”, vijoi Paloka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?