Paloka: Rama ndryshoi qendrën e votimit 5 ditë para zgjedhjeve

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se është shkelësi i parë i ligjit për kodin zgjedhor për ‘Lokalet 2015’.

Në një dalje publike para mediave, kreu i Grupit Parlamentar të PD­-së, Edi Paloka pohoi se Rama ndryshoi qendrën e votimin vetëm 5 ditë para zgjedhjeve.

“Rama është shkelësi i parë i ligjit për zgjedhën, se ndërroi para 5 ditësh qendrën e tij të votimit.

Duke shkelur me vetëdije të plotë, Rama ka paraqitur kërkesën e tij pranë sarajeve në Surrel vetëm 5 ditë para zgjedhjeve. Ne kemi siguruar kërkesën e Ramës. Më datën 16/06/2015 është bërë kjo gjë. Kodi zgjedhor thotë se ndryshimi i qendrës së votimit bëhet kur ka pasaktësi apo nuk i gjendet emri.”, tha Paloka. 

SHKARKO APP