Paloka: Rama të shkojë sot tek Rruga e Kombit t’jua recitojë protestuesve atë “poezinë”
Aktualitet E Shtunë, 31 Korrik 2021 06:15
Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, njëherëz edhe nënkryetar i PD-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social lidhur me protestën e qytetarëve në Rrugën e Kombit.
Paloka ka thumbuar Kryeministrin Edi Rama duke i kujtuar shprehjen që përdori në Kuvend ndaj shqiptarëve.
“A do shkojë Rama tek rruga e Kombit t’ju recitoj protestuesve atë “poezine” që recitoi për shqiptarët në Parlament..???”, shkruan Paloka.
KOHA JONË SONDAZH

