Paloka: Të fitojmë, ose të kthehemi në skllevër të Ramës

Nënkryetari i PD, Edi Paloka u kërkoi protestuesve të shporrin këtë klikë në pushtet, pasi sipas tij ndryshe qytetarët do të kthehen në skllevër të Ramës.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Paloka e ka quajtur këtë parlament dhe këtë mazhorancë si pjesë e krimit në Shqipëri.

“Ne jemi këtu për tu treguar Edi Ramës e kujtdo tjetër se, sot janë shqiptarët që kërkojnë ndryshim. Jemi këtu sepse nuk kemi për rrugëzgjidhje. Ose të fitojmë, ose të ulim kokën e të kthehemi në skllevër të Edi Ramës. As dhuna dhe as presioni nuk do të na ndalë. Rama ik!”, u shpreh Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?