Edi Paloka: “Të rrëzojmë regjimin e Ramës”. Basha: Të përmirësojmë regjimin!
Kriza energjitike që po vjen në Shqipëri dhe paralajmëruar dje nga kryeministri ka sjellë edhe diferencën në PD në raport me qeverinë.
Pas Lulzim Bashës ka reaguar kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka. Ai nuk është dakord me konstatimet e Bashës dhe as me propozimet e tij me 7 pika për daljen nga kjo krizë energjitike që dje lajmëroi Kyreministri Rama
Sipas Palokës zgjidhja është rrëzimi i regjimit të Edi Ramës dhe jo sugjerime për regjimin!
“Po kur shteti drejtohet nga hajdutë dallkaukë si Rampalla që vendos në krye të OSHE-së një tjetër hajdut dallkauk, sigurisht këtu do përfundojmë! Çela nuk është vënë aty për të menaxhuar as energjinë e as paratë që paguajnë shqiptarët që ta kenë energjinë. Çela është aty për të vjedhur paratë e shqiptarëve që pastaj me një pjesë të vogël të parave që ju ka vjedhur, t’ju blejë dhe votën në zgjedhje ! E me hajdutë-dallkaukë të tillë është mbushur gjithë kupola drejtuese e administratës!
Kjo situatë nuk zgjidhet as me shtatë e as me tetë pika, por duke përmbysur këtë regjim hajduto-dallkaukësh që ka marrë peng një popull të tërë!” shkruan Paloka.
Dje Edi Rama tha se “Të dashur bashkëqytetarë dhe bashkëqytetare, vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë.
Nuk është as tërmet, as virus, as përmbytje dhe lavdi Zotit, nuk kërcënon jetë njerëzish. Por në aspektin ekonomik e social ka një energji negative që mund të ketë efekte gjithaq tronditëse, mbi jetën e familjeve, bizneseve, shoqërisë.
Kjo, është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila vetëm sapo ka nisur, të japë shenjat e saj tejet shqetësuese në tregjet e mëdha të botës, duke nisur nga Kina e Koreja e Jugut, në Amerikë, në Britaninë e Madhe dhe në hapësirën e Bashkimit Europian, e deri në vendet fqinje, si Italia e Greqia.
Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit, po afron bashkë me dimrin dhe me rritjen e natyrshme të nevojës edhe për ngrohje” – theksoi Kryeministri.
Por në PD duket hapur se ka dy linja; njëra e Palokës për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës dhe tjetra e Lulzim Bashës për një “regjim më të butë”!
KOHA JONË SONDAZH

