Paloka: Veliaj u lëshua nga Rama

Edi Paloka komenton reagimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me mbrojtjen që i ka bërë Erion Veliajt.

”Tani hajde ma trego ti mua se cili është qëndrimi i vërtetë i Ramës. Brenda tre ditëve ka patur luhatje maksimale, ekstreme, nga një krah në tjetrin. E sulmoi ditën e parë, doli ditën e dytë tha çështja kur gjoja u akuzua se do të shkonte në Durrës që në fakt nuk ishte kështu, tjetër gjë u tha. Doli tha nuk është çështja ime, është çështje e drejtësisë, çështja e Erion Velisë, pastaj doli prapë ta mbronte.

Ka ndërruar qëndrim brenda tre ditëve, të paktën 4-5 herë. Rama po përpiqet ose u përpoq të paktën ditët e para edhe me atë protestën që organizoi aty me administratën e Bashkisë, u përpoq t’iu mbushte mendjen mbështetësve dhe ndjekësve, atyre që paguhen nga Erion Veliaj, ky është termi më i mirë në fakt, se nuk ka ai as ndjekës e as mbështetës, por ata që paguhen me paret tona për Erion Velinë, u përpoq që t’iu tregojë që nuk është ai që e shiti Velinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai madje po e mbron, ai po sulmon dhe drejtësinë që ka bërë Partia Socialiste për të mbrojtur Velinë. Ky ishte qëllimi dhe sa herë sulmon drejtësinë dhe bën sikur mbron Erion Veliajn, ka vetëm këtë qëllim. Të mbajë afër ata që paguhen prej Erion Velisë sepse ka hall se i ikin apo i dalin kundër etj etj”, tha Paloka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?