Paloka: Vetëm qeveria teknike sjell zgjedhje të lira
Edi Paloka thotë se vetëm qeveria teknike sjell zgjedhje të lira dhe lufton korrupsionin në vend. Qëndrimi vjen pas miratimit vetëm me votat e mazhorancës të komisionit antikorrupsion pasditen e sotme në parlament. Për të korrupsioni nuk mund të luftohet me “një komision qesharak”.
”Nëse kërkohet pjesëmarrja e opozitës, atëherë ne do të duhet t’i kërkojmë seriozitet ndërkombëtarëve dhe nëse duam vërtet që të luftojmë korrupsionin dhe opozita të jetë kjo nuk bëhet me një komision qesharak. Di që disa prej përfaqësuesve të ambasadave i kanë kërkuar grupit të PS që nëse kërkojnë mbështetje nga ndërkombëtarët duhet të jetë edhe opozita dhe të merret mendimi i opozitës. Dje Lindita Nikolla thirri me urgjencë kryetarët e grupeve që ta quante konsultim me opozitën dhe sot ta kalonin vetëm me votat e tyre”,-tha Paloka në ”A2cnn”.
Për Palokën korrupsioni nuk mund të luftohet nga një qeveri që prodhon korrupsionin. Deputeti demokrat theksoi se qeveria teknike është një kusht i opozitës dhe jo Pazar.
”Zgjidhja është qeveria teknike lejimi i zgjedhje të lira në këtë vend”- tha Paloka.