Pamela, o Pamela! Batutat pa mikrofon mes Ramës dhe Berishës

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama, shkëmbeu disa batuta pa mikrofon, gjatë kohës që ish- kryeministri Sali Berisha po mbante një fjalim në Kuvend. Gjithçka nisi kur opozita denoncoi një skandal në shëndetësi. Edi Rama sërish e krahasoi deputeten e PD, Albana Vokshi, me aktoren Pamela Anderson.

 

Albana Vokshi: Ju nuk duhet të mbroni megaskandalin në shëndetësi. Zoti kryeministër, ju ftoj të na sqaroni gjithçka për raportin sekret, që mbani në tavolinë.

Edi Rama: O Pamela, Pamela, ku i pe këto raporte, nga kulla e Baywatch?

Sali Berisha: Si ka mundësi që flisni për rrugën Lushnje- Berat, që absolutisht nuk ka pasur më shumë se katër muaj punë, një urë ka pasur dhe traseja pothuajse ka qenë e shtruar, po nuk mund të shtroni se blini palma, o palmaxhinj. Se lekët e shqiptarëve i bëni palma, një palmë 6 mijë euro. Në një kohë që pronari e shet 400 euro. Nga 400, shkon në 6 mijë euro.

Edi Rama: Ti vetëm gështenjën quan pemë…

Sali Berisha: E di si dukesh në fushatë, si i rrjedhur dukesh. Dhe merresh gjithë ditën me opozitën.

Edi Rama: Ti je pas Gjermanisë për ekonomi.

Sali Berisha: Këtej thua se Shqipëria është si Norvegjia, këtej rrit çmimin e ujit. Norvegjia e jep ujin falas, është dhuratë nga Zoti.

Rakip Suli: Pse nuk e bëre ti falas?

Sali Berisha: Po bëje ti, pse nuk e bën? Tre jetë të kesh, nuk i bën ato që ka bërë Lulzim Basha. Dhe në fund të fundit, të ka palosur ty në vitin 2011.

Edi Rama: Mbushja mendjen Jozefinës për Lulin. Mbushja mendjen Jozefinës, mbushja.

(Rama largohet nga Kuvendi)

Kastriot Islami: Iku papagalli, iku.

Sali Berisha: Ike? Nuk ka burrë që mban…

Arben Ahmetaj: Ka frikë nga ti…

Sali Berisha: Jo, ai ka frikë nga fjala.

SHKARKO APP