Pamje dramatike. Banori kundërshton prishjen e banesës pa marrë dëmshpërblimin (VIDEO)

Aksioni i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit i Tiranës është shoqëruar me kundërshti dhe tensioni sot paradite në zonën “Vasil Shanto”

IMT kishte shkuar për të vijuar punën për shembjen e banesave në kuadër të projektit prë bashkimin e rrugës “Tish Dahija” me “Robert Shvarc”

Por fillimisht dy familje refuzuan të lënë shtëpitë e tyre pasi thonë se nuk kanë marrë ende dëmshpërblimin.

Rreth orës 10: 30 kryefamiljari Mustafa Gjata hipi në tarracë dhe shprehej i vendosur se nuk do të largohej nga banesa pa iu derdhur dëmshpërblimi në llogari bankare.

Ai ka një godinë dy katëshe, kati i parë biznes dhe kati i dytë banesë i hipotekuar

Në një moment rebelimi kryefamiljari I cili ndodhej në tarracë hodhi poshtë ku ndodhej punonjësi i bashkisë dhe një polic tulla dhe tjegulla.

SHKARKO APP