Pamje dramatike, protestuesit shtrirë e ulur nga gazi lotsjellës

Protestuesit e thirrur sot nga opozita për të protestuar kundër korrupsionit dhe për rrëzimin e qeverisë janë përballur me një situatë të rëndë për shkak të gazit lotsjellës.

Gazetari Erjon Skëndaj i vendosur në Bulevard, në krah të Kryesisë së Kuvendit ka kapur disa momente kur një prej protestuesve është i shtrirë për tokë pa ndjenja, teksa protestues të tjerë mundohen t’i japin ndihmë. Nga pamjet, personi i lënduar duke në gjendje të rëndë.

Ndërkohë jo më pak tronditëse është pamja e protestuesve të tjerë të ulur në bordurë me kokën ndër duar teksa fshijnë sytë për shkak të gazit lotsjellës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Protesta para Kryeministrisë, ambulanca merr të riun e lënduar në këmbë

Ndërkaq gazetarja Dorjana Bezat raportoi live se një autoambulancë ka marrë një të ri që mbeti i lënduar kur ishte para Kryeministrisë ku u hodh gazi lotsjellës. Mësohet se i riu është lënduar në pjesën e këmbës.

Swiss Digital Mobile Reklama
Pamje dramatike, protestuesit të shtrirë e të ulur nga gazi lotsjellës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?