Pamje lufte brenda banesës së Zhidrusë, plumbat kanë bërë shosh edhe shkallët, ja kush e tërhoqi trupin e tij nga morgu

Gazetarja e Fax News Entela Duka ka qenë sot pranë pallatit të Lefter Zhidru, i cili u vra dje nga ana e RENEA-s pas një rezistence të gjatë që bëri teksa qendronte i armatosur në banesë. Banesa e marrë me qera nga Zhidru ndodhet në katin e dytë të një pallati parafabrikat në Elbasan, ndërsa në hyrjen e saj qendrojnë ende dy punonjës policie.

Edhe pse provat janë marrë nga vendi i ngjarjes, Policia qendron ende për të shmangur çdo incident të mundshëm me familjarët, ndërsa kujtojmë se bashkëjetuesja e Zhidrusë, ka hedhur akuza në drejtim të medias dhe Policisë, duke i bërë fajtor për vrasjen e tij.

Siç shihet dhe nga pamjet ekskluzive të sjella live në Fax News, shtëpia e Zhidrusë është e gjitha ende e shkatërruar, ndërsa shenjat e plumbave duken në të gjitha anët, madje dhe në shkallët e pallatit, që për banorët padyshim nuk do të jetë më njësoj, pas ngjarjes së rëndë.

Trupi i Zhidrusë është marrë në morg nga familjarët e tij, që kishin ardhur nga Saranda, ku dhe do të çohet drejt banesës së fundit. Në trungun familjar të të ndjerit figuronte vetëm vajza 14-vjeçare që kishte nga martesa e tretë, ndërsa me gruan edhe pse ishin divorcuar vazhdonin që të qendronin së bashku.

Lefter Zhidro u ekzekutua dje nga RENEA pasi refuzoi negociatat duke qëlluar disa herë me breshëri automatiku në drejtim të tyre pavarësisht tentativave për ta neutralizuar në forma të tjerë.

71-vjeçari u qëllua me një plumb në kokë nga një snajper duke bërë që të mos kishte më rrezik për banorët e pallatit dhe zonës pasi i moshuari kishte në vendin ku qëndronte disa kallëpe tritoli, gati për shpërthim.

Vëllai i viktimiës, Thanas Zhidru, i cili kishte ardhur nga Saranda në morgun e Elbasanit për të tërhequr trupin e viktimës ka treguar më shumë detaje rreth jetës dhe 3 martesave të të ndjerit.

“Jam Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidrut. Nuk dinim asgjë nga këta gjëra këtu, e dinim që ishte mirë me familjen e tij, me gruan dhe vajzën. Dhe u habitën dje kur e pamë në televizor. Ai nuk ka pasur të bëjë fare asnjëherë me armë apo gjëra. Ka 15-20 vjet në Elbasan dhe as nuk ngacmoi njeri apo ta ngacmonte njeri. Kaloi 1997-ën dhe nuk pati asnjë problem,” tha ai

/Faxweb.al

SHKARKO APP