Pamje nga katastrofa mjedisore në Durrës (FOTO)

 

Brezi i rërës dhe deti në disa metra thellësi është ndotur nga hidrokarburet të derdhura në mënyrë misterioze deri tani.

Ndotja më e madhe rezulton në sektorin “Iliria” për të vazhduar deri te “Teuta".

Swiss Digital Desktop Reklama

Alarmi është dhënë nga banorët e zonës të cilët kanë denoncuar edhe rastin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia nisi menjëherë hetimet, duke ngritur një grup hetimi.

Deri tani dy anije të inspektuara rezultojnë se nuk janë përgjegjëse për ngjarjen e rëndë.

Ministri i Bujqësisë ka dhënë urdhër që të pezullohet peshkimi në këtë zonë.

Ndërkohë, Policia Kufitare ose Roja Bregdetare shqiptare flenë gjumë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?