Pamje të pabesueshme nga Milano, italianët: Tani fantazojmë sikur ecim nëpër qytetet
Këto janë pamjet e Milanos me dron. Një prej metropoleve më të zhvilluar dhe të vizituar në botë, tashmë është bosh. “I mbyllur, por i ndriçuar nga dielli”, shkruajnë mediat italiane teksa publikojnë këto pamje nga disa nga pikat më të vizituara në këtë qytet.
Dyqanet më me zë në botë, lokalet, restorantet e njohura kanë ulur qepenat për t’u mbrojtur nga virusi i cili gjunjëzoi botën.
“Milano u shkatërrua pas luftës, por u rindërtua dhe u bë një qytet i bukur, ndoshta më i bukuri në Itali, duke gjeneruar burime të mëdha të të ardhurave”, thonë mediat, duke shprehur se të gjitha pikat turisti, përfshi Piazza del Uomo, tashmë janë tërësisht të boshatisura.
“Të tillë panoramë nuk prisnim të shikonim kurrë në Itali. Tani për tani duhet të përdorim fantazinë, sikur ecim në këto rrugë dhe shijojmë gjithçka që ky qytet në ofron”, shkruan Corriere della Sera”, teksa vijon se kjo zbazëti ka nxjerrë në pah edhe njëherë gjelbërimin që ka Milano.