Pamje të rënda, ish-deputeti transmeton live pamjet e aksidentin në Shëngjin (VIDEO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Lapidari” në Shëngjin, ku dëshmitar në vendngjarje ka qenë edhe ish-deputeti Eduart Ndocaj.
Ndocaj i ka transmetuar drejtpërdrejt në Facebook pamjet e rënda dhe më pas ka shpërthyer në kritika duke thënë se i ka telefonuar të paktën tre herë ambulancës dhe është vonuar tejmase.
Mësohet se një automjet ka përplasur dy të rinj që po udhëtonin me motor, ndërsa ish-deputeti Ndocaj dëgjohet të thotë se ata janë plagosur rëndë. Në video duket edhe momenti kur mbërrin ambulanca dhe transporton të plagosurit.
https://www.facebook.com/hotel.kei/videos/1268000346700601/
KOHA JONË SONDAZH

