Pamje të rënda/Momenti kur prokurori Arjan Ndoji nxirret i gjakosur nga makina

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit.

Në autostradë u shënua një atentat me armë zjarri, ku si rrjedhojë ka mbetur i plagosur edhe prokurori Arjan Ndoji, së bashku me 3 persona të tjerë. Ende nuk ka informacione të konfirmuara mbi gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa së fundmi publikohen edhe pamjet nga momenti kur personat e plagosur nxirren nga makina.

Prokurori Ndoji ishte duke lëvizur me një makinë, tip Benz, me targa AA 333 ZD, kur ndaj tij është qëlluar disa herë me armë kallashnikov. Sipas informacioneve nga Spitali i Durrësit, prokurori ka marrë 2 plumba në trup.

SHKARKO APP