Pamje të rënda në Tiranë. E përplasin me makinë dhe e lënë në mes të rrugës

Një person që u aksidentua ditën e sotme në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, jo vetëm që nuk u ndihmua nga drejtuesi i makinës që e aksidentoi, por as edhe nga njerëzit aty pranë.

Fiks Fare publikoi pamjet pas aksidentit të sotëm. Fatmirësisht burri që u përplas nga makina ndodhet jashtë rrezikut për jetën, edhe pse u dergj në rrugë për një kohë të gjatë pa marrë ndihmën e parë.

SHKARKO APP