Pamje të tmerrshme, ja si u masakrua në morgun e Sarandës 16-vjeçarja Kostandina

Ditën e sotme shteti helen ka nxjerr të dhëna të reja rreth ngjarjes së mistershme të katër viteve më para, ku 16-vjeçarja Kostandina Anagnosti humbi jetën në rrethana të mistershme. Së fundmi  ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në Janinë ka hedhur dritë mbi këtë ngjarje tragjike.

Në 14 nëntor të 2014, Kostandina u nis me personin që bashkëjetonte nëna e saj, Spiro Papa, nga Janina në Sarandë. Sipas tyre ajo do të hiqte një dhëmballë, por në fakt po shkonte për të abortuar në klinikën private të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirëpo rrugës për në shtëpi sipas shoferit të taksisë, Spiro Papa, Kostandina humbi ndjenjat dhe kur mbërriti në spital ajo ishte pajetë.

Ndërkohë pas kësaj ngjarje babai i 16-vjeçares ngriti akuza të rënda, ku tha se trupi i vajzës së tij u masakrua në morgun e Sarandës, ku iu hoqën disa organe, dhe disa iu zëvendësuan me organe jo të sajat, për të mos përcaktuar dot shkaqet e vërteta të vdekjes.

Së fundmi akuzat e babait të të ndjerës i kanë vërtetuar mjekët ligjor në Janinë. Në disa foto të siguruara nga ‘Newsbomb.al’ shihet trupi i masakruar i 16-vjeçares, ku dallohen qartë çarjet e mëdha në trupin e saj si dhe shenja mavijosje në qafën e Kostandinës, gjë që ngre dyshime që mbi të është ushtruar dhunë fizike.

Gjithashtu ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi rezulton se analizat toksikologjike në Tiranë të Kostandinës kanë dalë të pastra, ndryshe nga analizat në Greqi ku ka rezultuar trefish më tepër dozë anestezie në trupin e saj.

“Të drejtën e fitova në Greqi. Në Shqipëri më mbuluan provat”, shprehet babai i Kostandinës, Jorgo Anagnosti.

Ndërkohë siç dihet mjeku i parë që bëri ekspertizën mbi trupin e vajzës ishte doktor Elmas Shaqiri, i cili tha se mbi trupin  e saj nuk ishte ushtruar dhunë, por ajo vdiq nga arresti kardiak.

Mirëpo ekspertiza e fundit nga mjekët në Janinë hedhin poshtë versionin  tij, pasi dallohet qartë që nga trupi i saj janë shkulur shumë organe.

16-vjeçares i mungonin organe si truri i madh, i vogël, laringu, faringas, zemra, mitra, vezoret, stomaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?